Wednesday, April 24, 2024
HomeTop LajmetShi e bubullima gjatë vikendit, parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Shi e bubullima gjatë vikendit, parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Prsishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë këtyre ditëve në vend. Të shtunën pritet të jetë kryesisht me diell e shumë ngrohtë, derisa nga e diela pritet periudhë me mot jostabil, me shi e bubullima.

Ditën e diel sjell mot jostabil mbi vend, ku priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.  Të hënën më freskët e priten edhe shtrëngata me shi.  Nga dita e martë, do të mbajë mot i ndryshueshëm, do të ketë edhe vransira dhe diell, për derisa rreth viseve malore mund të mbeten mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.

Indeksi i cilësisë së ajrit edhe do të mbetet përreth vlerave të pranueshme gjatë kësaj periudhe.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera shumë të larta dhe të larta ditën e shtunë e diel, e në këto kushte preferohet ekspozim më minimal ndaj rrezeve të diellit orëve të mesditës.

5.06 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.  Pasdite përreth relieveve zhvillime të vransirave, e më vonë në perëndim të vendit mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me bubullima.

6.06 – Kryesisht me vransira.  Ditën priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.

7.06 – Kryesisht me vransira.  Që nga mëngjesit priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi.  Reshjet pritet të pushojnë gjatë mbrëmjes.

8.06 – Vransira dhe intervale me diell.  Pasdite përreth viseve malore mund të ketë rrebeshe shiu me bubullima.

9.06 – Vransira dhe intervale me diell, e orëve të pasdites përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit pësojnë rënie përreth vlerave mesatare nga dita e shtunë.  Minimalet luhaten nga 9C deri në 15C të hënën, e maksimalet zbresin nga 27C të shtunën deri në 21C të hënën.

Era do të fryj e lehtë nga perëndimi e jugperëndimi ditën e shtunë, e nga e diela edhe mesatare nga krahu verior 3-12m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments