Monday, November 11, 2024
HomeLajmeKosovaShfajëson veten Bashkësia Islame, thotë se masat nëpër xhami po respektohen

Shfajëson veten Bashkësia Islame, thotë se masat nëpër xhami po respektohen

Kryeimami i Bashkësisë Islame në Kosovë (BIK), Vedat Sahiti, tha se respektojnë masat  për parandalimin e përhapjes së Covdi-19 të vendosura nga Qeveria. Po ashtu ai theksoi se në xhami lejohen më shumë se 10 persona.

 

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, para një jave ka miratuar masa të reja për parandalimin e mëtutjeshëm të përhapjes së Coronavirusit, në këtë vendim nuk janë përfshirë xhamitë. Por të premten policia gjobiti imamin e së fshatit Roganë, pasi që brenda xhamisë u falën më shumë se 10 persona.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Sahiti , ka thënë se xhamitë kanë respektuar masat për parandalimin e virusit Covid-19, duke ndaluar një sërë aktivitetesh.

“Sa i përket masave që ka marrë Qeveria e Kosovës ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ta dhe i kemi koordinuar edhe për masat sa i përket ceremonive fetare. Kështu që me ta jemi në rregull. Edhe për çështjen e ceremonive fetare ne kemi ndaluar edhe para se të marrin vetë Qeveria një sërë aktivitetesh në kuadër të xhamive tona: mësim besimin, aktivitet e tjera fetare, manifestimet fetare qoftë edhe për netë të mëdha. Përveç kësaj kemi marrë vendim edhe për pezullimit e mësim besimit që është në baza ditore që mbahet në të gjitha xhamitë me qëllim që të respektojmë masat e marra dhe të ruajmë shëndetin publik dhe të mbrojmë jetët e njerëzve”, shtoi Sahiti.

Sahiti tha se respektojnë çdo vendim të qeverisë, mirëpo për mbylljen e xhamive vendimi merret nga Bashkësia Islame.

Sipas tij, më shumë se dhjetë persona lejohen që të falen në xhamit e Kosovës sepse zënë numër më të madh të besimtarëve .

“Ne respektojmë vendimin e Qeverisë ngaqë fundja për mbylljen e xhamisë duhet të marrë Bashkësia Islame e Kosovës meqë është pronare e xhamive. Dhe ne për dallim nga vitit i kaluar që kemi pasur një vit të vështirë ku kemi marrë vendim për mbylljen e të gjitha xhamive këtë vit nuk është marrë një vendim i tillë. Kështu që në masë të lartë po përfillen dhe po respektohen të gjitha masat që ne kemi marrë nga besimtarët. Kemi rekomanduar të moshuarve të falen në shtëpi meqë falja në xhami nuk është obligative përveç xhumasë. Nuk e di rrethanat sesi është marrë ai vendim për të gjobitur imamin në këtë rast, mirëpo në të gjitha xhamitë e tjera kanë qenë të hapura dhe është falur namazi i xhumasë dhe nuk kemi pasur telash përveç këtyre dy rasteve. Më shumë se dhjetë persona janë lejuar që të falen në xhami dhe hapësirave e xhamive janë të mëdha dhe zënë numër më të madh të besimtarëve mirëpo gjithmonë duke respektuar masat”, u shpreh ai për Ekonomia Online.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments