Monday, August 15, 2022
HomeLajmeKosovaShefi i Stafit të Vjosa Osmanit reagon pas akuzave për mospërmendje të...

Shefi i Stafit të Vjosa Osmanit reagon pas akuzave për mospërmendje të UÇK’së

Një shkrim i presidentes Vjosa Osmani në llogarinë e saj në Facebook lidhur me 22 vjetorin e betejës së Koshares dhe mospërmendja e UÇK’së ka ngjallur reagime të shumta. Të shumtë janë ata që kritikuan veprimin e saj.

Ndërkohë në mbrojtje të saj flet shefi i stafit në kabinetin e Osmanit. Blerim Vela thotë se “Kosova dhe UÇK janë një”.

Sipas tij, Vjosa Osmani me veprimet e saj e lartëson Kosovën.

“Çdo ditë dhe me secilin veprim, Presidentja @VjosaOsmaniPRKS lartëson Kosovën e idealeve të luftëtarëve dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kontributi dhe sakrifica e secilit luftëtar dhe dëshmorë kujtohet me pietet, pasi që #Kosova dhe #UÇK janë një!”, shkroi ai në Twitter.

Beteja e Koshares më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments