Thursday, March 28, 2024
HomeSportShefi i kuzhinës më i famshëm në botë, Nusr-et u injorua keq...

Shefi i kuzhinës më i famshëm në botë, Nusr-et u injorua keq nga Messi mbrëmë

Kupa e Botës “Katar 2022” përfundoi të dielën, kur edhe u zhvillua finalja e madhe mes Argjentinës dhe Francës.

Kombëtarja argjentinase doli triumfuese, pasi fitoi 4:2 në ekzekutimin e penalltive

E skena të ndryshme u regjistruan edhe pas ndeshjes. Lionel Messi ishte protagonist në njëren prej tyre.

Nga pamjet e publikuara shihet se ylli argjentinas e injoroi kuzhinierin e njohur, Nusr-et, i cili po insistonte të fliste me të.

Turku u pa duke ia vendosur dorën mbi supe dhe duke e detyruar 35-vjeçarin të shtrëngonte dorën pa dëshirë.

Përfundimisht, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” iu shmang atij.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments