Wednesday, May 8, 2024
HomeLajmeSHBA bëri thirrje për përmbajtje nga dhuna në protestat në Shkup

SHBA bëri thirrje për përmbajtje nga dhuna në protestat në Shkup

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e respektojnë të drejtën e qytetarëve të Maqedonisë që në mënyrë paqësore të shprehin mendimet dhe pikëpamjet dhe bëjnë thirrje për përmbajtje nga çfarëdo lloj dhune në protestat në Shkup, thanë për MIA-n nga Departamenti Amerikan i Shtetit.


Ata theksuan se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është faktor i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në Evropë dhe për sigurinë e përgjithshme kolektive.

“SHBA janë mbështetës i fortë i integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor në BE është pa rezerva. Procesi i zgjerimit promovon paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet në të gjithë rajonin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Uashingtoni i vlerëson shumë deklaratat e liderëve të BE-së për rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE si faktor për forcimin e sigurisë në Evropë dhe për sigurinë e përgjithshme kolektive.
“Ne respektojmë të drejtën e qytetarëve për të shprehur në mënyrë paqësore mendimet dhe pikëpamjet e tyre dhe u bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga çdo lloj dhune”, kanë vënë në pah nga Departamenti i Shtetit.
Ata përkujtuan se Maqedonia e Veriut i ka kryer detyrat themelore dhe se tani është koha për të kaluar në fazën e radhës të procesit të anëtarësimit.
“Duke e pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi për vendet e rajonit dhe për Evropën në përgjithësi, i ftojmë miqtë tanë të shfrytëzojnë mundësinë dhe të fillojnë procesin e anëtarësimit”, tha zëdhënësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments