Monday, May 6, 2024
HomeSportShaqiri: Zvicra do të kualifikohet në Kupën e Botës

Shaqiri: Zvicra do të kualifikohet në Kupën e Botës

Ylli i Zvicrës është shprehur optimist para ndeshjes së radhës.

 

Kombëtarja e Zvicrës nesër takohet me Italinë në një sfidë që mund të jetë vendimtare për skuadrën që do të sigurojë kualifikimin në Kupën e Botës.

Para ndeshjes në konferencë për media ka foluar Xherdan Shaqiri që është shprehur tejet optimist.

“Jam këtu me një ndjesi të ndryshme, më pozitive se kur luajtëm në Olimpico në Kampionatin Evropian”,

“Është një sezon i ri, një trajner i ri, ne e shikojmë të ardhmen me optimizëm dhe duam të tregojmë një reagim në krahasim me ndeshjen e qershorit, duke rikuperuar një pjesë të krenarisë që humbëm në atë lojë”.

“Kjo është ndeshja e vitit për ne dhe do të ishte sensacion të fitonim”.

“Italia është padyshim favorit, ata kanë cilësi të jashtëzakonshme dhe ne presim që të jetë një ndeshje e shkëlqyer”.

“Objektivi është të mundim Italinë, ne nuk do të hyjmë në ndeshje vetëm për t’u mbrojtur, por ne duam ti befasojmë kundërshtarët tanë me taktika të përgatitura mirë”, përfundoi Shaqiri.

Dueli Zvicër-Itali luhet nesër nga ora 20:45.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments