Friday, April 19, 2024
HomeSportSerie A shpall më të mirët për sezonin 2022/23

Serie A shpall më të mirët për sezonin 2022/23

Lega Serie A shpalli sot më të mirët e sezonit 2022/2023, që zyrtarisht do të mbyllet këtë fundjavë.

Liga italiane njoftoi këtë të premte për fituesit e çmimeve kryesore për këtë edicion.

Gjithashtu u bë e ditur se fituesit do t’i marrin çmimet (trofetë) në fushë, në ndeshjet e tyre të fundit.

Lega Serie A shpjegoi se “Më të mirët u zgjodhën duke marrë parasysh analizën e avancuar të “Stats Perform”, të krijuar nga të dhënat e gjurmimit të regjistruara me sistemin “Hawk-Eye”. Sistemi i vlerësimit, i patentuar në vitin 2010 me “K-Sport” dhe i vërtetuar shkencërisht, merr në konsideratë jo vetëm të dhëna statistikore dhe ngjarje teknike, por edhe të dhëna pozicionale. Kjo bën të mundur analizimin e aspekteve thelbësore si lëvizja pa top dhe rrjedhimisht lëvizjet optimale, zgjedhjet e lojës dhe kontributi në efikasitetin teknik dhe fizik të ekipit, të cilat lejojnë një vlerësim objektiv dhe cilësor të performancës. Për llogaritjen përfundimtare janë konsideruar të gjitha ndeshjet e luajtura në Serie A (përveç xhiros së 38-të)”.

Fituesit e çmimeve:

Më i miri nën moshën 23-vjeç: Nicolo Fagioli (Juventus)

Portieri më i mirë : Ivan Provedel (Lazio)

Mbrojtësi më i mirë: Minjae Kim (Napoli)

Mesfushori më i mirë: Nicolo Barella (Inter)

Sulmuesi më i mirë: Victor Osimhen (Napoli)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments