Tuesday, June 15, 2021
HomeBotaSerbia u shtron darkë Palmerit dhe Lajçakut, a veproi Kosova njësoj?

Serbia u shtron darkë Palmerit dhe Lajçakut, a veproi Kosova njësoj?

Në Serbi është shtruar darkë për Emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak dhe për Matthew Palmer, të Dërguarin e Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Mediumi serb Tanjug ka shkruar se pas takimit që kishte Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me diplomatët ndërkombëtarë, ata bisedën e vazhduan edhe në darkë.

Lajçak dhe Palmer, të hënën dhe të martën, kanë vizituar edhe Kosovën ku kanë zhvilluar takime me liderët shtetërorë. Por, nuk është bërë e ditur se për përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së ka pasë ndonjë darkë qoftë nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, por as edhe nga Kryeministri Albin Kurti.

Profesori i protokollit, Tomor Avdia, për Klankosova.tv ka thënë se forma e darkave të tilla zyrtare realizohet me koordinmin paraprak nga protokollet përkatëse.

“Në rastin konkret shteti i Serbisë ka paraqitur një kërkesë te tillë, e cila i është pranuar nga Amabasada e ShBA-së dhe ajo e BE-së në Beograd. Zakonisht kur ka vizitë të formatit negociator siç është ky, nuk bëhen publike darkat apo drekat. Ato në disa raste realizohen në heshtje, por në rastin e Vuçiqit, këtë do ta paraqesin si një ‘kredo politike me ndikim në rajon’”.

Avdia ka thënë se nëse Osmani dhe Kurti do të shtronin një darkë të tillë do të ishte e mirë, por në rrethanat e tilla nuk do të ishte korrekte.

“Nëse do ta kishte shtruar Presidentja Vjosa Osmani apo Kryeministri Albin Kurti do të ishte mirë, por në rrethanat kur Palmeri dhe Lajçaku vijnë si negociatorë, nuk është korrekte të shtrohen darka apo dreka të formatit të lartë zyrtar”, ka thënë Avdia.

Për Presidenti serb mediat atje edhe më herët kishin raportuar se ai i kishte shtruar darkë Richard Grennell, ish-emisarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Qeverinë e Kosovë, Presidencën dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës se mos kanë shtruar ndonjë darkë për Lajçak dhe Palmer, por ata nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje deri tani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments