Friday, May 17, 2024
HomeLajmeKosovaSeanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje në nderim të Madeleine...

Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje në nderim të Madeleine Albright

Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar seancë të veçantë për shënimin e 23-vjetori të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Seanca ka filluar me një minutë heshtje në nderim të ish-Sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, e cila vdiq dje.

Kryekuvendari, Glauk Konjufca deklaroi se kontributi i saj ka qenë i çmueshëm dhe i pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ajo së bashku me presidentin Clinton gjatë mandatit të dytë presidencial ku shërbeu si sekretare e shtetit  – ishin forca kryesore botërore shtytëse për ndaljen e gjenocidit që po bëhej prej shtetit serb mbi popullin e Kosovës.Prandaj për shkak të lidhjes së dy popujve dhe pikëllimit që kemi për Albrightin propozoj që si deputetë ta nderojmë zonjën Albright me një minutë heshtje”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments