Wednesday, May 8, 2024
HomeLajmeScholz nesër në Prishtinë, do të takojë vetëm një lider shtetëror!

Scholz nesër në Prishtinë, do të takojë vetëm një lider shtetëror!

Vetëm një takim në Kosovë, do ta ketë kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe ai takim do të jetë me kryeministrin Albin Kurti.

Përveç me të dhe vizitës që do t’u bëjë trupave gjermane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, takime të tjera në Prishtinë, deri të enjten, nuk janë parashikuar.

Kështu kanë deklaruar për RTKlive, në përgjigje me shkrim, Zyra për Media e Qeverisë së Gjermanisë.

Kjo zyrë konfirmon se kancelari gjerman do të mbërrijë në Prishtinë, nesër me 10 qershor në orën 9:45 minuta.

Ai do të pritet në takim nga kryeministri Albin Kurti kurse më pas, në orën 11:30, është përcaktuar të mbahet dhe një konferencë e përbashkët për media.

Me kaq, takimet kancelarit gjerman në Kosovë do të mbarojnë.

“Mbërritja në Serbi është parashikuar në orën 15:00. Atje kancelari do të pritet nga presidenti Vuçiq ku do të ketë diskutime me të dhe kryeministren Bërnabiq”, thotë për RTKlive, një zëdhënës për media në Qeverinë e Gjermanisë.

Bazuar në këtë agjendë, është parashikuar që në orën 16:50 të ketë një konferencë të përbashkët për media të kancelarit Scholz e presidentit Vuçiq.

Kancelari Olaf Scholz, pas Kosovës dhe Serbisë, do të vizitojë edhe Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, ku edhe i jep fundit kësaj vizite në vendet e Ballkanit perëndimor.

Të gjitha këto vizita dhe takime do të realizohen me datën 10 dhe 11 qershor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments