Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeSchieder kritikon masat e BE-së për Kosovën: Po injorohet që provokimet erdhën...

Schieder kritikon masat e BE-së për Kosovën: Po injorohet që provokimet erdhën nga Vuçiqi

Kreu i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Andreas Schieder, ka reaguar për masat e planifikuara të BE-së kundër Kosovës.

Ai thotë se ato janë të gabuara dhe se po injorohet fakti se provokimet erdhën nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

“Masat e njëanshme ndëshkuese ndaj Kosovës të parapara nga Komisioni i Europian janë të gabuara. Ata injorojnë atë se provokimet erdhën nga Vuçiq i Serbisë. Nuk është e pranueshme të heshtësh për Serbinë ndërkohë që vetëm Kosova bëhet përgjegjëse për de-përshkallëzimin. Një proces serioz i dialogut duhet të ndërmarrë masa të qarta ndaj Serbisë”.

 

PROMOTED CONTENT
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments