Friday, April 26, 2024
HomeSportSantos në mbështetje të Ronaldos: Është gjithmonë i qetë, ai është lojtari...

Santos në mbështetje të Ronaldos: Është gjithmonë i qetë, ai është lojtari më i mirë në botë

Cristiano Ronaldo është gati të bëhet top golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtareve.

 

Ronaldo shënoi një gol ndaj Israelit dhe u përqesh për një goditje dënimi që i shkoi huq.

Megjithatë selektori i Portugalisë, Fernando Santos, ka deklaruar se Ronaldo është i qetë pavarësisht të gjithave dhe ai është lojtari më i mirë në botë.

“Nuk kam folur ende me Ronaldon, nuk kam qenë në zhveshtore”, tha ai.

“Kam ardhur direkt për intervista, kështu që nuk isha atje”, shtoi ai.

“Ronaldo është gjithmonë i relaksuar, nuk kam parë kurrë lojtar të kualitetit të tij, është lojtari më i mirë në botë”, tha Santos.

“Realisht e kuptoj pyetjen, por duke mos pasur mundësinë të flas me të dhe të shoh sesi është, kjo është përgjigja më e mirë që mund t’ju jap”, përfundoi Fernando Santos.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments