Sunday, April 28, 2024
HomeLajmeKosovaSamiti urgjent i NATO’s ku merr pjesë edhe Biden, koincidon me nisjen...

Samiti urgjent i NATO’s ku merr pjesë edhe Biden, koincidon me nisjen e bombardimeve të Serbisë

Sot bëhen 23 vjet nga fushata 78-ditore e bombardimeve të Aleancës Veri-Atlantike mbi caqet ushtarake dhe policore serbe që nisi në 24 marsin e vitit 1999. Pikërisht në këtë përvjetor, NATO sot zhvillon një samit urgjent, pjesë e të cilit është edhe presidenti amerikan, Joe Biden

23 vjet më pas, Evropa po përballet me agresionin rus në Ukrainë dhe si rrjedhojë NATO-ja po forcon kufijtë e saj lindorë që kufizohen me Federatën Ruse

Në selinë e saj në kryeqytetin evropian 30 shtetet anëtare të NATO-s do të adresojnë krizën më serioze të sigurisë në kontinent ndër vite.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot para fillimit të Samitit tha se hapi i parë do të jetë dërgimi i katër batalioneve të reja në lindje të evropës konkretisht në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki, shkruan Gazeta Express.

Presidenti amerikan, Joe Biden, është zotuar se ShBA-ja do të mbrojë çdo inç të kufijëve të NATO-s nëse Rusia provon ta zgjerojë agresionin e saj ndaj shteteve anëtare të Aleancës Veri-Atlantike.

Pas Brukselit, shefi i Shtëpisë së Bardhë do të udhëtojë për në Poloni, shtet ky që ka pritur mbi 2 milionë refugjatë ukrainas që nga fillimi i agresionit rus.

Edhe pse Aleanca Veri-Atlantike e ka mohuar luftën direkte me Rusinë, NATO ka dërguar vazhdimisht armatim në Ukrainë dhe ndihma të tjera financiare e humanitare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments