Sunday, May 16, 2021
HomeLajmeKosovaSahatqija: Po presim programin qeverisës, LDK do ta rikthejë votën

Sahatqija: Po presim programin qeverisës, LDK do ta rikthejë votën

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ende nuk e ka bërë të ditur programin qeverisës për çka po kritikohet edhe nga opozita. Pa u kritikuar nuk kaloi as paraqitja e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla.

Të cilat kritika adreson edhe anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit edhe ish-konsulle në New York, Teuta Sahatqija. Sahatqija në një intervistë për KosovaPress tha se marrëveshja e Washingtonit më 4 shtator të vitit të kaluar riaktualizoi Kosovën në skenën botërore.

Ndërkaq ajo u shpreh se qeveria Kurti duhet të synojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Interpol, UNESCO dhe anëtarësime tjera.

Sa i përket programit qeverisës të Qeverisë Kurti II, Sahatqija thotë se LDK është në pritje dhe më pas do të fillojnë të tregojnë opozitarizmin.

Ajo gjatë intervistës foli edhe për rikthimin e LDK-së në zgjedhjet lokale.

“LDK ka pas prononcim përmes kryetarit të saj Lumir Abvdixhiku i cili në prononcimin e tij ka thënë se kjo qeveri ende nuk ka filluar të funksionoj dhe gati një muaj që ka kaluar dhe ne ende nuk kemi program qeverisës dhe nuk kemi prononcim prej kryeministrit për asnjërën prej çështjeve dhe mendoj që kjo nisje me kaq neglizhencë është një tregues i mirë i qeverisjes. Por sa i përket kësaj, ne si parti, LDK është në pritje, do t’i japim më shumë kohë qeverisë që të fillojë të tregoj dhe opozitarizimin tonë atëherë do ta fuqizojmë edhe më tepër”, tha Sahatqija në një intervistë dhënë për KosovaPress.

Një “këshillë” tjetër e saj ishte edhe se në Këshill të Sigurimit, Kosova të mos përfaqësohet nga ministra të Jashtëm.

“Kosova diskutohet krahas me krizat ndërkombëtare të nivelit më të lartë dhe Rusia e shfrytëzon rastin që Kosovës t’i mvesh krimin, korrupsionin, islamizmin, dhunën ndaj minoriteteve dhe çka tjetër mos. Gjithashtu edhe Serbia është duke e përdorur këtë Këshill të Sigurimit si një platformë për urrejtje, për ngrite nacionalizmit. Ajo çka dalloi kësaj here është se ministrja e Punëve të Jashtme Gërvalla në fakt në vend se ta mbroj Kosovën dhe të jetë zëri i Kosovës ajo në disa pika ishte në akordancë të plotë me diskursin e Rusisë, ajo e quajti Kosovën si vend të krimit të organizuar dhe korrupsionit, pastaj tentoi të vendos një lidhje emocionale me Serbinë duke akuzuar Gjermaninë e cila në luftën e dytë botërore e ka bombarduar Serbinë. Mendoj që këto dyja dhe disa çështje tjera, disa mosreagime të ministres në keqpërdorimin e kësaj platforme ishin çështje që e dalluan këtë paraqitje të Kosovës prej paraqitjeve të tjera”, tha ajo.

Mirëpo ajo tha se Gërvalla bëri mirë që foli për dhunën gjatë luftës dhe për babanë e saj. Sahatqija sugjeron që në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Kosova duhet ta dërgoj zyrtarin më të ulët për të përçuar mesazh se këto seanca nuk i duhen Kosovës dhe nuk e pasqyrojnë atë.

Gjatë intervistës dhënë për KosovaPress, Sahatiqija derisa tha se marrëveshja e Washingtonit e riaktuailizoi Kosovën në skenën botërore, theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Kosovës të kenë planin e gatshme për të synuar anëtarësimet.

“Marrëveshja e Washingtonit ishte marrëveshja që e riaktualizoi Kosovën në skenën botërore. Përkundrazi për disa vite më herët Kosova ka pas rënë në listën e prioriteteve botërore dhe mendoj që kjo marrëveshje e Washingtonit dhe administrata e Trump e tollovitën, ngritën këtë amullinë dhe ngritën Kosovën në prioritetet. Dhe shtatori nuk duhet të na presin që t’ia fillojmë por duhet që deri në shtator Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Kosovës të kenë planin e gatshëm për të synuar anëtarësimet dhe të kenë votat e nevojshme për të realizuar këtë”, tha ajo për KosovaPress.

Sahtqija foli edhe për ndryshimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) ku është shprehur se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka marrë përgjegjësi që ta rikthejë LDK-në aty ku e ka vendin

“Kryesia, kryetari i ri e ka marrë një votë të madhe prej anëtarësisë duke i dhënë atij privilegjin e të qenit kryetar dhe njëkohësisht edhe një përgjegjësi të madhe të rikthimit të LDK-së aty ku e ka vendin, në krye të votave që të jetë një parti. Që të rikthehet njësi një parti më e fuqishme në Kosovë. Kryetari Abdixhiku e ka marrë me shumë seriozitet, kryesia që tash e kemi është një kryesi ku ka një prurje të madhe të të rinjve ka atë që jam shumë krenare, 10 gra janë në kryesinë e re dhe janë njerëz shumë energjik e që e përcjellin e energjinë që e ka sjellë kryetari Abdixhiku dhe mendoj që këto që i nismë janë vetëm fillimi i një reforme gjithëpërfshirëse. Ne kemi nisur me procesin e anëtarësimit të formimit të databazës së anëtarëve të LDK-së, të shtrirjes së reformave prej qendrës dhe nëpër degë të tjera dhe për përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe për zgjedhjet e ardhshme të LDK-së që do të vijnë pas dy vitesh”, tha ajo.

Ajo beson që në zgjedhjet lokale do ta rikthejnë votën e LDK-së

“LDK në Gjakovë ka pas mbi 60 përqind të votuesit por duhet ta kemi parasysh edhe ndryshimin e skemës së brendshme politike në Kosovë, zhvillimeve të ndryshme, arritjen e pavarësisë dhe të tjera. E gjithë kjo në fakt është përkthyer në votë dhe është përkthyer në kërkesë, mesazh të votuesit të LDK për reformë dhe ne dëgjuam votuesin tonë dhe vet zgjedhja e kryetarit me një numër kaq të madh tregoi atë përshtatjen me kërkesën të cilinë votuesi e LDK-së e bëri. Ajo çka u bë në qendër ajo do të vazhdoj edhe në secilën degë që përmes së mesazhit që votuesi na dha, përmes rifreskimit të degëve, përmes futjeve të metodave dhe politikave moderne për afrimin e të rinjve mendoj që LDK do të ketë sukses. Zgjedhjet lokale në vjeshtën e sivjetme do të jenë edhe një letër lakmusi, një indikator se si do të përkthehet kjo reformë në zgjedhjet lokale. Unë fuqishme besoj që zgjedhjet lokale nuk do të jenë ashtu siç ishin zgjedhjet parlamentare që LDK do të rikthejë votën dhe e gjithë punën që kemi duke e bërë në qendër dhe degë do të përkthehet në një votë më të madhe për LDK-në”, tha ajo.

Ajo tregoi edhe si do të veprohet me kandidatët për kryetarë të komunave nga kjo parti.

“Pas analizave që do ta bëjnë grupet e përcaktuara do ta kemi një pasqyrë më të qartë, por gjatë diskutimeve në kryesi e kemi lënë të hapur që personat që sjellin vota dhe që janë më të pranuar nga elektorati jonë dhe nga qytetarët dhe këto zgjedhje do të jen ë zgjedhje me një mendje më të hapur dhe besoj që do të rezultojnë me ngritje të votës për LDK-në[…]LDK do të punojë në secilën komunë për të fituar ndërsa vetë qytetari do të jetë ai që do të tregoj se në cilat komuna do të fitoj LDK”, tha ajo.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments