Friday, April 26, 2024
HomeLajmeRusia shpall Maqedoninë e Veriut vend armiqësor! Osmani: Nuk jemi të informuar...

Rusia shpall Maqedoninë e Veriut vend armiqësor! Osmani: Nuk jemi të informuar zyrtarisht

Rusia e ka shpallë Maqedoninë e Veriut si vend armiqësor. Federata Ruse sot ka miratuar një listë, për të cilën siç shkruajnë mediat e huaja thuhet se janë vendosur të gjitha vendet të cilat kryejnë “veprime jomiqësore” kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani deklaroi se nuk janë të informuar zyrtarisht për këtë veprim nga Federata ruse, por shtoi se të gjitha kundërpërgjigjet drejt Rusisë do t’i marrim në koordinim me BE-në.

“Ne nuk jemi të informuar zyrtarisht në lidhje me ndryshimin e qëndrimit të Federatës Ruse kundrejtë shtetit tonë. Pozicioni jonë drejt Federatës Ruse më kontekst të këtij agresioni është e thënë qartë dhe ne do t’i bashkohemi të gjitha vendimeve të Bashkimit Evropian, edhe për dënime edhe për definimin e raportit që do ta kemi me Federatën ruse”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Përveç vendit tonë në listë janë  përfshirë Shqipëria, Mali i Zi, Zvicra, Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete të cilat vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të agresionit ushtarak në Ukrainë. Osmani edhe njëherë përsërit rëndësinë që politika e zgjerimit të BE-së të shihet si politikë e sigurisë, duke shtuar se Ballkani perëndimor është zonë e pambuluar e BE-së dhe është pikë e dobët në zemër të Evropës.

“Ajo që ndodh tani në Ukrainë dëshmon qartë se tani kjo pikë e dobët po bëhet qendër e brishtë për eskalim të mundshëm të konfliktit. Fakti që kemi tre vende anëtare të NATO-s i jep një dinamik pozitive rajonit, mirëpo mos të harrojmë se kemi tre vende që nuk janë anëtare të NATO-s. Kemi dinamik jo aq të qartë për integrim në BE dhe krejt kjo ndihmon në krijimin e atij konteksti të vështirë që mund të lehtëson edhe eskalim të mundshëm në të ardhmen”, theksoi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Osmani tha se Maqedonia dhe rajoni sipas informacioneve nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë të sigurisë.

“Maqedonia e Veriut për momentin nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë. Sipas informacioneve tona nuk ka informacione të besueshme për kërcënim të drejtpërdrejtë as në rajon, megjithatë duke pasur parasysh kontekstin,  raportet mes vendeve në rajon, çështjet e hapura, prezenecën e ndikimit rus në rajon, aktoret rajonal të cilët sillen rreth nacionalizmave në llogari të perspektivë evropiane të gjitha këto na japin argumente të mjaftueshme që të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Sa i përket postit të Ambasadës së Federatës ruse për shpërndarjen e rusofobisë dhe se elementet e tilla po evindetohen nga Rusia, Osmani e vlerësoi si kërcënim klasik i cili është jashtë komunikimeve normale diplomatike mes dy shteteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments