Sunday, December 8, 2024
HomeBotaRusia përshkallëzon përpjekjet për ndërhyrje dhe “ngjall frikë te votuesit” në ShBA

Rusia përshkallëzon përpjekjet për ndërhyrje dhe “ngjall frikë te votuesit” në ShBA

Grupet ruse dhe armiqtë e tjerë të huaj kanë nisur një fushatë të gjerë dezinformimi për të minuar besimin në procesin zgjedhor, dhe zyrtarë të lartë amerikanë kanë shprehur shqetësimin se përpjekjet e Moskës do të mund të shkaktonin pakënaqësi politike derisa të certifikohen zgjedhjet në janar, ka raportuar më 05.11.2024 gazeta “The New York Times”.

Të hënën mbrëma, pak orë para ditës së zgjedhjeve që pritet të jenë më të ngushtat për dekada me radhë, agjencitë amerikane të inteligjencës, të zbatimit të ligjit dhe të mbrojtjes së zgjedhjeve kanë lëshuar një deklaratë duke spikatur edhe njëherë shqetësimin e tyre.

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Agjencia e Sigurisë Infrastrukturore dhe Kibernetike dhe FBI-ja kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët se armiq të jashtëm, të udhëhequr prej Rusisë “po kryejnë operacioni shtesë ndikimi me synim minimin e besimin publik në integritetin e zgjedhjeve amerikane dhe po nxisin ndasi në mesin e amerikanëve”.

Në javët e fundit, agjencitë e inteligjencës kanë intensifikuar theksueshëm alarmet dhe paralajmërimet e tyre. Dy javë më parë, paralajmëruan për dhunë të mundshme pas zgjedhjeve. Brenda dhjetë ditësh, kanë lëshuar tri paralajmërime për përpjekjet ruse për minimin e besimit në zgjedhje. Dhe Jen Easterly, drejtoreshë e Agjencisë së Sigurisë Infrastrukturore dhe Kibernetike, ka thënë se organizata e saj do të dalë me informacione të shpeshta të martën për ta informuar publikun për kërcënimet ndaj zgjedhjeve.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë paralajmëruar për operacione të jashtme ndikimi edhe më parë, sikur edhe më 2016 dhe më vendosmërisht më 2020, por asnjëherë më shpeshtinë e procesit zgjedhor të kësaj vjeshte, shkruan “The Times”.

Në komunikatën e fundit thuhet se Iran “vazhdon të mbetet një kërcënimi i rëndësishëm i huaj ndikimi”, dhe janë spikatur përpjekjet e Teheranit për të kompromituar fushatën e kandidatit Donald Trump, duke vjedhur dhe publikuar informacione të personelit të fushatës.

Por agjencitë e inteligjencës kanë rezervuar gjuhën më të errët për Rusinë duke paralajmëruar se kërcënimi më i madh vjen prej agjencive ruse të spiunazhit.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments