Thursday, April 25, 2024
HomeLajmeRukiqi thotë se Kurti manipuloi me infografikë, aty nuk tregohet paga neto

Rukiqi thotë se Kurti manipuloi me infografikë, aty nuk tregohet paga neto

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka manipuluar me infografikat që publikoi lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik, meqë në to s’paraqitet rritja në pagën neto, por vetëm në bruto.

Rukiqi thotë se rritja në pagën bruto mund të përfshijë pagën bazë, shujtat, shtesat, taksat, kontributin pensional, etj.

“Infografika manipuluese e Qeverise. Nuk e tregon rritjen ne pagen neto, por vetem ne bruto. Rritja ne bruto, mund te perfshij pagen baze, shujtat, shtesat, taksat, kontributin pensional, etj. Ne fund ajo cka merret per baze eshte: sa euro shtese, ose sa euro minus jane ne llogarine e secilit”, ka shkruar Rukiqi.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments