Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaRrugët do të ngushtohen për t’i lënë vend shtegut për biçikleta, Ismaili...

Rrugët do të ngushtohen për t’i lënë vend shtegut për biçikleta, Ismaili tregon planin

 

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se ka në plan të përfundojë lidhjen e shtigjeve të biçikletave në rrugët e kryeqytetit.

Ismaili ka thënë se deri më sot, komuna ka investuar në krijimin e disa shtigjeve por të cilat janë të ndara në shumë vende, andaj ka në plan që të përfundojë ato. Ai ka thënë se deri në 50% të qytetarëve janë të gatshëm të përdorin biçikletat si mjet transporti, teksa po ashtu ka thënë se këmbësorët bëjnë ecje të mundimshme nëpër rrugët e Prishtinës për shkak të zënies së trotuareve nga makinat.

“Kam folur me ekspertë ndërkombëtarë. Ky është plani. Rrugët domosdoshmërisht do të ngushtohen. Qytetarët kanë filluar të përdorin më shumë biçikletat. Dhe duhet të thuhet se edhe trotinetet elektrikë përdoren shumë. Unë për vete e përdori një të tillë.”, tha ai.

Ismaili bëri të ditur po ashtu se ka në plan që të ulë numrin e makinave brenda qytetit dhe për këtë ka treguar një plan konkret.

 

 

“Unë çka kam parë për parkingje, është parkingje jashtë Prishtinës. Pra, për mua është shumë me rëndësi që ne mos të bëjmë parkingje brenda Prishtinës. Unë e kam bërë një plan në të cilin parkingjet janë jashtë Prishtinës”, shtoi ai.

“Prishtina sot i ka 80 mijë makina të vetat e 130 mijë vijnë nga jashtë. Kjo e fut Prishtinën në një kaos të madh të cilin ne s’mundemi me e qetësuar. Është e domosdoshme që ne me ndalë këtë rrejshën e jashtme dhe këto parkingje me i pa si mundësi që këta 130 mijë që vijnë, nga kahja që vijnë ta kenë parkingun e vetë dhe ta kenë një autobus që i sjell në qendër. Me biletat e parkingut është më e lirë se me vendos me lënë në Prishtinë në një vendparking me qira dhe merr biletën gratis”, shpjegoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments