Friday, May 17, 2024
HomeLajmeKosovaRrihen dy persona mes vete në Prishtinë, përcjellen për në polici

Rrihen dy persona mes vete në Prishtinë, përcjellen për në polici

Dy persona janë shoqëruar në polici pas një përleshjeje fizike që kanë pasur ndërmjet vete në Prishtinë në mbrëmjen e së martës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, shkruan Gazeta Express.

“Informata është pranuar rreth orës 21:30, për një rrahje  të  ndodhur në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor dy persona”, ka thënë ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments