Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaRrGK fillon fushatën “Voto për më shumë gra në zgjedhje lokale”

RrGK fillon fushatën “Voto për më shumë gra në zgjedhje lokale”

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), ka filluar fushatën në terren “Voto për më shumë gra në zgjedhje lokale.”

 

Rreth 80 vullnetarë për pesë ditë (11-15 tetor) do të bisedojnë me qytetarë duke shkuar derë më derë në 21 komuna të Kosovës për të diskutuar me gratë dhe burrat votues mbi rëndësinë e votimit të më shumë grave në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor 2021.

“Ligji për Barazi Gjinore (LBGj) garanton përfaqësim të barabartë gjinor në të gjitha fushat, përfshirë atë politike. Mirëpo, në kundërshtim me këtë ligj, deri më sot, as partitë politike e as komunat nuk kanë siguruar pjesëmarrje të barabartë të grave dhe burrave në sferën publike. Prandaj, na mbetet neve si qytetarë ta arrijmë barazinë!”, thuhet në komunikatën për media të këtij rrjeti.

RrGK inkurajon të gjithë qytetarët që të votojnë për gratë të cilat do të përfaqësojnë më së miri interesat e tyre në komuna dhe në kuvende komunale, si dhe do të përpiqen për arritjen e barazisë gjinore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments