Saturday, May 4, 2024
HomeSportPeshëngritësi Briken Calja shkruan historinë për Shqipërinë, fiton një medalje ari dhe...

Peshëngritësi Briken Calja shkruan historinë për Shqipërinë, fiton një medalje ari dhe dy argjendi

Briken Calja ka shkruarën historinë ne Tashkent te Uzbekistanit, duke fituar një medalje ari dhe dy argjendi në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes.

Peshëngritësi shqiptar mori medaljen e arit në stilin e shkëputjes, ndërsa medalje argjendi në shtyje dhe dygarësh.

Pas medaljes së arte të fituar në stilin e shkëputjes, Calja ishte pretendent edhe për stilin e shtytjes dhe dygarëshin. Ai ka qenë ndër të fundit që u ngjit në skenë duke realizuar menjëherë me sukses provën 182 kilogramë.

 

Në provën e dytë, Calja ngiti peshën 186 kilogramë, që ia mundësoi edhe një tentativë të ku u mundua që të realizonte provën me 190 kilogramë, por pa sukses.

Për fat të keq, indoneziani Abdullau realizoi provën e fundit në peshën 192 kg dhe i mori medaljen e arte në shtytje si dhe atë në dygarësh peshëngritësit shqiptar.

 

Abdullau e mbylli me 343 kilogramë dygarëshin, vetëm 1 kilogram kë shumë se Calja.

Gjithsesi, bilanci me një medalje ari e dy argjendi, mbetet më i miri i arritur ndonjëherë nga peshëngritja shqiptarë në botëror.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments