Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaRrahen dy persona me stupca në Gurrakoc të Istogut, e tëra nisi...

Rrahen dy persona me stupca në Gurrakoc të Istogut, e tëra nisi për një prekje me pasqyrë (Pamje)

Një prekje e paqëllimshme me pasqyrë të veturës ka pasuar me rrahje mes dy personave në Gurrakoc të Istogut. Imer Sejdiaj dyshohet se pa dashje ka prekur me pasqyrë një të ri.

I njëjti e ka njoftuar babain e tij për aksidentin e lehtë dhe më pas ndodhi e papritura. Demë Ajetaj është përfshirë në konflikt fizik me Imer Sejdiaj në qendër të Gurrakocit.

 Me mjete të forta në duar, dy personat kanë goditur njëri tjetrin deri në momentin kur Policia ka arritur në vendngjarje.

Policia ka arritur të intervenojë, duke i arrestuar dy të dyshuarit. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë.

 

PROMOTED CONTEN
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments