Friday, March 29, 2024
HomeSportRonaldo shënoi supergol dhe ia siguroi fitoren Al-Nassr, pas golit festoi duke...

Ronaldo shënoi supergol dhe ia siguroi fitoren Al-Nassr, pas golit festoi duke u ulur në ‘sexhde’

Cristiano Ronaldo ka shënuar një gol të bukur nga distanca në fitoren e Al-Nassr ndaj Al-Shabab në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Arabisë Saudite.

Al-Nassr ka fituar me rikthim me rezultat 3-2 ndaj Al-Shabab në takimin e zhvilluar në ‘MRSOOL Park’ të Riadit.

Cristian Guanca (25’, 40’) shënoi për epërsinë 0-2 të mysafirëve, ndërsa Anderson Talisca (44’) dhe Abdulrahman Ghareeb (51’) u përkujdesen për barazimin 2-2.

 

Goli i tretë dhe i fitores për vendasit u shënua në minutën e 59-të dhe ishte ylli kryesor i skuadrës, Ronaldo, i cili ia siguro tri pikë Al-Nassr.

Ky gol i sulmuesit portugez ishte i bukur pasi erdhi nga një distancë prej rreth 20 metrave dhe një veprimi individual të mëhershëm.

 

Ajo që ra në sy ishte festa e Ronaldos, i cili pas golit u përkul në gjunjë, duke bërë ‘sexhde’.

Me këtë gol, Ronaldo arriti në kuotën e 14 golave nga 15 ndeshje të zhvilluara në Superligën e Arabisë, teksa ka shtuar edhe dy asistime.


Sexhde është fjalë arabe që do të thotë përulje ndaj Zotit në drejtim dhe që bëhet për çdo namaz. Gjatë sexhdes, myslimani e lavdëron Allahun. Sexhdeja bëhet duke vendosur ballin, hundën, dy duart dhe këmbët në tokë.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments