Saturday, May 4, 2024
HomeSportRonaldo nuk starton në miqësoren e Portugalisë kundër Nigerisë

Ronaldo nuk starton në miqësoren e Portugalisë kundër Nigerisë

Portugalia ka filluar përgatitjet sonte në Lisbonë ku do të luajë kundër Kombëtares së Nigerisë

Portugali – Nigeri është miqësorja që do të luhet sonte në stadiumin “José Alvalade” në Lisbonë.

Në këtë ndeshje nuk është ftuar për të luajtur fare Cristiano Ronaldo, por nga fillimi për Portugalinë kanë startuar disa nga emrat e njohur të kësaj skuadre si: Joao Felix, Andre Silva, Bernardo Silva, Bruno Fernandes dhe Willian Carvaljo.

Në anën tjetër edhe për Nigerinë nuk ka startuar fare Victor Osimhen kurse nga emrat e njohur të nigerianëve është Alex Iwobi dhe Wilfred Ndidi.

Portugalia do të luan ndeshjen e parë në Botëror kundër skuadrës së Ganës më 24 nëntor. Në anën tjetër Nigeria nuk është kualifikuar që të luajë në këtë Botëror.

Formacionet zyrtare:

Portugalia – Nigeria

Ndeshja fillon në ora 19:45 në stadiumin “Jose Alvalade” në Lisbonë të Portugalisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments