Monday, May 6, 2024
HomeSportRonaldo më i paguari në Premier Ligë, ja sa para fiton portugezi

Ronaldo më i paguari në Premier Ligë, ja sa para fiton portugezi

Sulmuesi portugez gjatë verës kompletoi transferimin te Man Utd.

 

Cristiano Ronaldo në merkaton e verës u rikthye sërish te Manchester United për një shumë rreth 20 milionë euro nga Juventusi.

Sipas gazetës ‘The Mirror’, Ronaldo është futbollisti më i paguar në Premier Ligë momentalisht.

Ronaldo paguhet rreth 550 mijë funte në javë, dhe ardhja e tij në klub ka rritur dukshëm faturën e pagave të klubit.

Me ardhjen e tij, si dhe nënshkrimet e Raphael Varane, Jadon Sancho dhe Tom Heaton, fatura e pagave të Manchester United është rritur me pothuajse 1.3 milionë funte në javë.

Ronaldo ishte lojtari më i paguar në historinë e Serie A me një kontratë të raportuar prej 30 milionë euro në sezon me Juventusin.

Tani ai është edhe lojtari më i paguar në historinë e Premierligës, duke u transferuar për shkak të kontratës te Manchester United.

36-vjeçari, këtë edicion ka realizuar nëntë gola në 12 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments