Friday, April 26, 2024
HomeSportRonaldo do t’i bashkohet Al-Nassr këtë muaj

Ronaldo do t’i bashkohet Al-Nassr këtë muaj

Cristiano Ronaldo duket se do të përfundojë kalimin e tij te Al-Nassr para fillimit të janarit.

Sulmuesi u rikthye në Evropë pas pushimit pas eliminimit në Kupën e Botës “Katar 2022” dhe nisi stërvitjet në ambientet e klubit të Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

“CBS Sports”, që raportoi për kontratën rekorde me përfitime prej 200 milionë euro në sezon, ka raportuar së fundmi se marrëveshja tashmë është pothuajse e përfunduar.

37-vjeçari thuhet se do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

Ronaldo nuk i nënshtrohet rregullave të afateve kalimtare, pasi ai është lojtar i lirë pas prishjes së kontratës me Manchester Unitedin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments