Sunday, May 19, 2024
HomeLajme‘Rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike’, njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike...

‘Rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike’, njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike nis punën, Rama e inspekton

Ka nisur punën njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, e cila operon 24/7 dhe është një tjetër hap i madh dhe i rëndësishëm drejt mbrojtjes së botës digjitale, me një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit.

Kryeministri Edi Rama ishte në Ministrinë e Mbrojtjes në inaugurimin e njësisë së re, si dhe për të ndjekur nga afër mënyrën e funksionimit të saj.

“Kjo është njësia më e re për sigurinë kibernetike. Ky investim është ndarë në tre pjesë, në tre lote. Loti  parë është investimi që shikoni këtu, kompjutera, sisteme, serverë, monitorë dhe trajnime që jemi në proces duke i bërë në lidhje me fushën e Cyber-it. Loti i dytë është pjesa për përmirësimin e infrastrukturës aktuale në rrjetin e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe loti i tretë është këshilltari jonë, që do jetë pjesë për tre vjet, duke na mbështetur për sigurinë kibernetike dhe do jetë atashuar pranë Shqipërisë. Këtu është qendra operacionale e sigurisë kibernetike që operojmë 24/7. Edhe natën kemi persona që monitorojnë rrjetin e Forcave të Armatosura”, shpjegoi një prej punonjësve të njësisë.

Kjo njësi do të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të funksionojë falë ekspertizës së specializuar të profesionistëve dhe teknologjisë së përparuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments