Tuesday, May 14, 2024
HomeLajmeRohde për anëtarësimin e Kosovës në KIE: Ministre Gërvalla merrini vendimet e...

Rohde për anëtarësimin e Kosovës në KIE: Ministre Gërvalla merrini vendimet e duhura në kohën e duhur

Gjatë një diskutimi në një panel në kuadër të konferencës ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik” Ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde i është drejtuar Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Siç dihet Rohde është njëri nga diplomatët që insiston më së shumti që Kosova të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

Kushtet për anëtarësim i ka përmendur përsëri duke kërkuar që Kosova t’i bëjë detyrat e shtëpisë.

“Ministre merrni vendimet e duhuara në kohën e duhur” ka thënë diplomati gjerman teksa e ka përmendur anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“ Jeni para portës, i dimë kushtet që janë vendosur nga të gjithë pra Kosova duhet t’i bëjë detyrat e saj dhe kjo është ajo që mendoj me vendimet e duhura. Kemi shtyrë për këtë çështje vitin e kaluar shumë dhe secili e di se çfarë duhet bërë” ka theksuar Rohde. Ndërkohë gjatë diskutimit të saj Ministrja Gërvalla ka thënë se gjatë prillit do të diskutohet në KIE nëse Kosova do të ftohet për t’u bërë pjesë e këtij mekanizmi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments