Saturday, May 18, 2024
HomeSportRikthimi i të pavaksinuarit Kyrie Irving – lojtari mund të paraqitet tashmë...

Rikthimi i të pavaksinuarit Kyrie Irving – lojtari mund të paraqitet tashmë në ndeshjet në udhëtim

Brooklyn Nets do të rikthejnë fundorin ‘All Star’, Kyrie Irving, edhe pse ky i fundit vazhdon të jetë pa vaksinë.

 

Irving do të jetë në dispozicion për ndeshjet kundër New York dhe Toronto, njoftoi skuadra të premten.

Irving nuk ka qenë i gatshëm të vaksinohet dhe të luajë me skuadrën e tij, do të mund tani të luajë vetëm në ndeshjet në udhëtim.

Për këtë, Kyrie duhet të kalojë një seri testimesh për Covid-19 dhe të kthehet në formë, shkruan Wojnarowski.

Situata e jashtëzakonshme, me shtatë lojtarë që nuk janë në dispozicion, ka shtyrë skuadrën edhe më shumë drejt këtij vendimi.

Kyrie nuk ishte aktiv këtë sezon, pikërisht si pasojë e refuzimit të tij për t’u vaksinuar. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments