Friday, April 26, 2024
HomeSportRikthimi i Neymar te Barcelona nuk është i pamundshëm, shkëmbim ose si...

Rikthimi i Neymar te Barcelona nuk është i pamundshëm, shkëmbim ose si agjent i lirë

Shanset që ylli i PSG-së, Neymar të rikthehet te ish klubi, Barcelona janë të ulëta, por jo e pamundur.

Braziliani vazhdon të negociojë me PSG-në për rinovimin, por kohëve të fundit flitet për rikthimin në “Camp Nou”.

Barcelona nuk mund ta transferojë, ngase PSG kërkon 150 milionë euro për një lojtar që i skadon kontrata pas një viti.

Për këtë arsye rikthimi i Neymar mund të arrihet vetëm në dy mënyra, shkëmbim ose si agjent i lirë në vitin 2022.

Forma e shkëmbimit nënkupton ndërrimin e Neymar me një nga dy sulmuesit francez, Antoine Griezmann ose Ousmane Dembele.

Asnjëri nga dyshja nuk duan largimin, edhe pse nuk dihet nëse PSG-ja do ta pranonte ofertën.

Opsioni i dytë për Neymar është të pres edhe një vit dhe të rikthehet në “Camp Nou” si agjent i lirë.

Sidoqoftë, ‘shënjestra’ kryesore e gjigantit blaugranas mbetet Erling Haaland, por çmimi i madh mund t’i detyrojë të shohin alternativë, siç janë Lautaro Martinez ose Harry Kane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments