Saturday, April 27, 2024
HomeSportRikthehet Liga e Evropës, Milani e Liverpooli do të zbresin në fushë...

Rikthehet Liga e Evropës, Milani e Liverpooli do të zbresin në fushë sonte

Pas Ligës së Kampionëve, sonte është radha për Ligën e Evropës dhe për Ligën e Konferencës.

Gjigantët e futbollit evropian, Milan dhe Liverpool do të zbresin në fushën e blertë për t’i zhvilluar ndeshjet e kthimit të së tetës së finales së Europa Leagues.

“Rossoneri” do të përballen në udhëtim me Slavia Pragën, të cilën në lojën e parë e kishin mundur 4:2 në San Siro, shkruan “Gazeta Express”.

Kurse “Reds” do të kenë punë me një ekip tjetër çek, Sparta Pragën, të cilën do ta presin në “Anfield Road”, ndërsa e kanë një kapital të madh pasi lojën e parë e fituan 5:1.

Milani dhe Liverpooli konsiderohen si favoritë për ta fituar Ligën e Evropës, por aty janë edhe Bayer Leverkuseni e Roma.

Granit Xhaka me shokë do të kenë punë me Qarabag sonte në kërkim të vazhdimit të serisë fenomenale, ndërsa loja e parë mes tyre kishte përfunduar baras, 2:2.

E “Giallorossi” do ta vizitojnë Brightonin në Angli me një kapital prej katër golash pasi lojën e parë e kishin fituar 4:0.

Ndërkohë, në Ligën e Konferencës, Edon Zhegrova me shokë do ta kërkojnë kualifikimin në çerekfinale pasi Lille do të luajë me Sturm Grazin, të cilin e kishte mundur 3:0 në lojën e parë.

Ndeshjet e sontme të Ligës së Evropës dhe të Ligës së Konferencës do të nisin nga ora 18:45 dhe në orën 21:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments