Monday, April 29, 2024
HomeLajmeRikthehet Ismajli: Ky është formacioni i Shqipërisë për ndeshjen vendimtare drejt EURO...

Rikthehet Ismajli: Ky është formacioni i Shqipërisë për ndeshjen vendimtare drejt EURO 2024

Kombëtarja shqiptare udhëtoi ditën e djeshme drejt Kishinaut, në kuadër të ndeshjes së parë ‘finale’ të muajit nëntor ndaj Moldavisë, që do të luhet sot në stadiumin ‘Zimbru’.

Në orën 18:00, kuqezinjtë zhvilluan edhe seancën stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja, teksa trajneri Silvinho dha udhëzimet e fundit. Tekniku brazilian do të ketë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve, të cilët gëzojnë shëndet të plotë dhe duken më të karikuar se kurrë. Ndeshja do të nisë nesër në orën 18:00 dhe një pikë mund të vendosë kualifikimin e menjëhershëm të Shqipërisë në Evropian për herë të dytë në historinë e saj. Sakaq, me 20 nëntor, Shqipëria do të presë përfaqësuesen e Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”.Teksa zhvilloi dje seancën e fundit stërvitore, “Panorama Sport” mëson se nuk do të ketë ndryshime në formacion nga Silvinjo. Trajneri do ta nisë në portë me Etrit Berishën, ndërsa Ardian Ismajli do të kthehet në qendër të mbrojtjes, pasi me Çekinë nuk ia doli dot për shkak dëmtimi dhe u zëvendësua nga Ajeti. Ndërkohë krahas tij do të jetë Gjimshiti dhe anësorë do të vendosen Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj. Po ashtu edhe mesfusha e pandryshuar me Ramadanin dhe Asllanin e para tyre Nedim Bajrami. Edhe në vijën e sulmit nuk ka surpriza pasi Asani, Seferi dhe Cikalleshi në majë do të formojnë këtë repart.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments