Friday, April 26, 2024
HomeLajmeRidvan Berisha i kërkon falje publike Presidentes, “Bëra gabim”

Ridvan Berisha i kërkon falje publike Presidentes, “Bëra gabim”

Gazetari Ridvan Berisha në një koment bërë në Facebook kishte share dhe fyer Presidenten e Kosovës.

I njëjti sonte kërkoi falje për presidenten “Bëra shumë gabim u gabova, i kërkoj falje shumë Presidentes”, tha Ridvan Berisha n’Kosovë show.

Ridvan Berisha kishte reaguar ashpër ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Berisha ka komentuar në postimin e ish-zyrtarit të VV-së, Shkodran Hotit, duke e fyer rëndë presidenten Osmani.

Teksa Hoti ka shkruar se Vjosa Osmani është dashur ta pres urimin e Kurtit për ta uruar Ramën për fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.

Berisha ka thënë se kush u bë presidente, njeri që ka fituar vota mbi kauzën e urrejtjes, mbi anti UÇK-në.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments