Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaRezultati në Drenas pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të...

Rezultati në Drenas pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në komunën e Drenasit më së shumti vota për kryetar mori Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës. Gjithsej ai mori 219 vota.

Kandidati i Demokratëve për Drenasin, Driton Ajazi mori 148 vota, ndërsa kandidati i LVV-së, Fejzi Kiqina mori 116.

Për sa i përket votave për asamble komunale, PDK-ja mori 186 vota, LVV-ja 119 vota, LDK-ja 10 vota dhe Demokratët për Drenasin 99 vota.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments