Sunday, April 28, 2024
HomeSportRezultatet e dobëta – angazhohet takim mes kapitenëve dhe drejtorit të Prishtinës

Rezultatet e dobëta – angazhohet takim mes kapitenëve dhe drejtorit të Prishtinës

FC Prishtina është duke kaluar një kohë jo të mirë, si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga rezultatet.

 

“Bardhëkaltërit” e nisën në mënyrë jo të mirë këtë sezon pranveror, duke pësuar humbje qysh në ndeshjen e parë në udhëtim te Malisheva (2:1).

Kjo situatë është shumë e pakuptimtë të skuadra vendase, që tashmë ka vendosur të takohet me kapitenët për të diskutuar situatën momentale.

Burime të sigurta të “Lajmi.net” mësojnë se dy kapitenët e Prishtinës do takohen me drejtorin e klubit për të diskutuar çështjen e rezultateve negative.

Brenda klubit kryeqytetas ende nuk dihet nëse këto rezultate të dobëta janë si pasojë e vonesës së pagave (që disa vite, Prishtina i vonon pagat për lojtarët), apo ka probleme nga ana taktike, ku lojtarët nuk janë duke u kuptuar me trajnerin Ibrakoviq.

Pavarësisht, raportimeve që Prishtina është duke konsideruar shkarkimin e Abdulah Ibrakoviq, një gjë e tillë nuk do ndodh, pasi nuk është as opsion për klubin nga kryeqyteti.

Mbetet të shihet nëse situata do rregullohet në sezonin e ardhshëm, duke marrë parasysh që Remzi Ejupi do largohet nga pozita e presidentit të klubit, derisa pasuesi do jetë Rrahman Haradini.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments