Thursday, April 18, 2024
HomeLajmeKosovaRedaktori i gazetës zvicerane “NZZ” i reagon ministres Donika Gërvalla

Redaktori i gazetës zvicerane “NZZ” i reagon ministres Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz ka reaguar sot në drejtim të mediumit zviceran, Neue Zurcher Zeitung”, duke deklaruar se medium në fjalë ka përdorur pohime të pasakta në tekstin e intervistës së saj, deklarime këto të cilat ndërlidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

 

“NZZ publikoi pohimin e rremë se UÇK-ja kreu vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë e jo nga UÇK-ja”, shkroi Gërvalla.

Por pas këtij shkrimi ka reaguar vetë redaktori i gazetës zvicerane, Andreas Ernst, i cili tha se gazetari që e shkroi tekstin s’ka potencuar që UÇK-ja ka përgjegjësi kolektive për atë se çfarë ka ndodhur, por se kryerësit kanë përgjegjësi individuale.

“Autori ynë Andi Reich ka shkruar se “krimet e pasluftës, kryesisht janë kryer nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Ai nuk pretendon që ka përgjegjësi kolektive të UÇK’së, por thotë se keqbërësit kanë përgjegjësi individuale”, ka shkruar redaktori i nzz.

Ernst gjithashtu reagoi edhe për pohimin se pas qershorit të 1999  nuk ka pasur UÇK, duke ia bashkëngjitur një raport të NATO-s, ku thuhet se Ushtria Çlirimtare te Kosovës u shpërbë më 20 shtator 1999.

“Përveç kësaj, në komunikatën e NATO-së thuhet nuk thuhet që UÇK’ja u shpërbë në qershor, por më 20 shtator 1999. NZZ e ka prezantuar situatën në mënyrë korrekte”, ka përfunduar redaktori për politikë të jashtme i gazetës zvicerane”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments