Friday, May 3, 2024
HomeBotaReagon Ukraina, hedhë poshtë pretendimet e Financial Times për “planin 15 pikësh”...

Reagon Ukraina, hedhë poshtë pretendimet e Financial Times për “planin 15 pikësh” me Rusinë

Mikhail Podolyak, këshilltar i presidentit, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar që mes Rusisë dhe Ukrainës në këtë fazë të bisedimeve, është arritur marrëveshje për armëpushim, tërheqje të trupave rusë dhe garancitë e sigurisë nga një numër vendesh.

Deklarimi i tij vjen pasi Financial Times publikoi një draft ku thuhet se dy vendet kanë bërë përparime të konsiderueshme në një plan paqeje prej 15 pikash.

“Shkurtimisht. FT publikoi një draft, i cili përfaqëson qëndrimin kërkues të palës ruse. Asgjë me shume. Pala ukrainase ka pozicionet e veta. E vetmja gjë që konfirmojmë në këtë fazë është një armëpushim, tërheqja e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë nga një sërë vendesh”, tha Podolyak.

FT kanë cituar tre persona të ndryshëm të përfshirë në dialogun midis dy vendeve.

Sipas tyre, plani i paqes përfshinë armëpushimin dhe tërheqjen e trupave ruse nëse Kievi deklaron neutralitet dhe pranon kufizime për forcat e saj të armatosura.

Tashme janë bërë gati 3 javë prej kur Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës dhe po vazhdon agresionin e ashpër mbi këtë shtet, duke mos kursyer as popullsinë civile.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments