Friday, May 3, 2024
HomeLajmeKosovaRasti “Stenta 2”, i akuzuari thotë se referimin e pacientëve për stenta...

Rasti “Stenta 2”, i akuzuari thotë se referimin e pacientëve për stenta do ta bënte edhe sot për shpëtimin e jetëve të njerëzve

I akuzuari Nexhmi Zeqiri ka thënë se referimin e pacientëve për stenta do ta bënte edhe sot, për shpëtimin e jetëve të njerëzve.

 

Këtë deklaratë, i akuzuari Zeqiri e ka bërë të mërkurën gjatë dhënies së mbrojtjes, në rastin ku ai bashkë me Elfedin Muhaxheri, Ferid Susuri, Ferihane Sefa, Masar Gashi dhe Murat Abazi, po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtarë.

Sipas aktakuzës së PSKR-së, ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga 1 janari 2011 e deri më 31 dhjetor 2015, duke vepruar në bashkëkryerje nga pozita e mjekëve në SHSKUK, kanë keqpërdorur pozitat dhe autoritetin e tyre zyrtar, në atë mënyrë që duke i tejkaluar kompetencat e tyre si anëtarë të komisioneve konziliare të Klinikës së Kardiologjisë, me dashje dhe dijeni ua kanë lëshuar letrat referuese për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore së paku 233 personave edhe pse të njëjtit i kishin kryer trajtimet mjekësore.

I akuzuari Zeqiri tha se ende Ministria i mbulon mjetet për shërim jashtë vendit për ato sëmundje që nuk kanë mundësi me u mjeku në Kosovë.

Avokati e pyeti nëse është e vërtetë se edhe sot kjo procedurë bëhet me mendimin e tre mjekëve, që konstatojnë se sëmundja nuk mund të trajtohet në Kosovë dhe akuzuari tha se është e njëjta procedurë edhe sot, duke shtuar se ka edhe shtete të tjera që veprojnë si Kosova.

Në pyetjen e avokatit Besnik Berisha se a ka ndonjë pacient për të cilin ai kishte bërë ndryshim të diagnozës në mënyrë që të merrte çfarëdo përfitimi nga spitalet private.

I akuzuari tha se asnjëherë nuk kishte udhëzuar, rekomanduar, apo këshilluar ndonjë pacient apo familjar të tij në rast se nuk kanë ekzistuar kushtet e parapara me protokoll që ky trajtim të trajtohet në QKUK, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, tha se asnjëherë nuk kanë referuar dikë në institucion privat kur ka pasur mundësi trajtimi në institucion publik.

Avokati Berisha tha se është e pamundur të bëhet mbrojtja efektive në mungesë të listës së pacientëve, datave, vendit  që pretendohet se janë referuar duke keqpërdorur pozitën zyrtare.

Tutje, i akuzuari Zeqiri, tha se sipas marrëveshjes në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe spitaleve private të specializuara, pacientët janë referuar për trajtim në spitalet private më të afërta.

Ai tha se në bazë të marrëveshjeve midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe spitaleve private, pacienti në nevojë drejtohej tek spitali më i afërt  privat për trajtim.

Lidhur me spitalet private, ai tha se “IMH” dhe “Eda” kanë qenë me lokacion në Çagllavicë, dhe se në pyetjen e avokatit Besnik Berisha se a kanë qenë këto spitalet më të afërta në distancë në krahasim me institucionet tjera jo-publike, i akuzuari tha se po.

“Eda ka qenë më së afërti, pastaj ka qenë IMH” tha i akuzuari.

I njëjti u pyet se a është në dijeni për një udhëzim administrativ mbi të cilin janë lidhur këto marrëveshje për mbulimin e shpenzimeve për trajtim, për këtë i akuzuari tha se ka qenë në dijeni për këto marrëveshje, që në mungesë të kryerjes së këtyre shërbimeve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të njëjtat të kryhen nga institucionet private.

Sa i përket akuzës, se i akuzuari ka referuar pacientë në spitale private dhe detyra që sipas prokurorisë është dashur ta kryejë por nuk e ka kryer, i akuzuari tha se obligimi i tij ka qenë vizita, diagnostikimi dhe me t’iu ofrojë ndihmë sipas mundësive të Klinikës së Kardiologjisë dhe përkitazi me udhëzimin administrativ të rekomandojë të sëmurët në trajtim jashtë QKUK-së.

“Krejt kjo është bërë sipas marrëveshjes së MSh me institucionet jo-publike” tha ai.

Ndërsa, i pyetur nga avokati se a është ai në gjendje të kryejë koronografi, i akuzuari e mohoi një gjë të tillë.

Kurse, në pyetjen se a mund të prezumojnë se nuk mund të bëjë as stentim, i akuzuari tha se nuk mund të bëjë dhe as nuk ka mundur të bëjë në kohën kur prokuroria pretendon se është kryer vepra penale.

“A ka ndonjë pacient të cilin ju e keni kushtëzuar në çfarëdo forme për t’i realizuar të drejtat e tij, trajtuar nevojat e tij, e për të cilat kanë ekzistuar kushtet në QKUK, përkatësisht në njësinë koronare” ishte pyetja e avokatit ku i akuzuari tha se asnjë pacient nuk është kushtëzuar në çfarëdo forme për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme.

Më pastaj, ai u pyet nga avokati se a ka institucion publik shëndetësor që ka kapacitete në aspektin e kardiologjisë ma shumë se Klinika e Kardiologjisë, ku i akuzuari tha se nuk ka.

I akuzuari shtoi tha se ende Ministria i mbulon mjetet për shërim jashtë vendit për ato sëmundje që nuk kanë mundësi me u mjeku në Kosovë.

Tutje, në pyetjen e avokatit se a është e vërtetë që edhe sot, kjo procedurë bëhet me mendimin e tre mjekëve, që konstatojnë se sëmundja nuk mund të trajtohet në Kosovë, i akuzuari tha se është e njëjta procedurë edhe sot, duke shtuar se ka edhe shtete të tjera që veprojnë si Kosova.

Në pyetjen e avokatit se a ka ndonjë pacient për të cilin ai kishte bërë ndryshim të diagnozës në mënyrë që të merrje çfarëdo përfitimi nga spitalet private, i akuzuari tha se asnjëherë nuk kishte udhëzuar, rekomanduar, apo këshilluar ndonjë pacient apo familjar të tij në rast se nuk kanë ekzistuar kushtet e parapara me protokoll që ky trajtim të trajtohet në QKUK.

Ai tha se asnjëherë nuk kanë referuar dikë në institucion privat kur ka pasur mundësi trajtimi në institucion publik.

Avokati Berisha tha se është e pamundur të bëhet mbrojtja efektive në mungesë të listës së pacientëve, datave, vendit  që pretendohet se janë referuar duke keqpërdorur pozitën zyrtare.

Dhe sa i përket referimit, i akuzuari tha se edhe sot do të referonte pacientët njëjt, në mënyrë që të shpëtonte jetë.

Sa i përket pretendimit të prokurorisë që i akuzuari ka marrë ryshfet në mënyrë që të mos veprojë në përputhje me detyrat e tij, në mënyrë që të dërgojë pacient në institucione private,  avokati Berisha tha se ndonëse nuk është përcaktuar nga prokuroria se cilat kanë qenë detyrat, dhe cila detyrë nuk është përmbushur, dëshiron ta di se a ka ndonjë detyrë që nuk e ka kryer.

I akuzuari tha se nuk ka asnjë detyrë që nuk e ka kryer në bazë të përshkrimit të vendit të punës.

Gjatë dhënies së mbrojtjes i akuzuari tha se nga viti 2010 e tutje kishte punuar në QKUK, në klinikën e kardiologjisë në repartin e njësisë koronare.

Zeqiri deklaroi se ka punuar në kardiologjinë jo invazive, që sipas tij konsiston në bërjen e vizitave të pacientit të shtrirë në njësinë koronare, përkujdesjen, kryerjen e ekzaminimeve jo invazive si, kërkimi i analizave laboratorike, analizat e rengenit, eko e zemrës, ergometria apo stres testi, olterin e ekg, etj.

Ai tha se në momentin që pranohej një pacient në njësinë koronare i janë dhënë udhëzimet për analiza, ekografi, egometri dhe në rast se ka dyshime se ky pacient ka nevojë për  intervenim invaziv, atëherë pacienti udhëzohej në spitalin më të afërt për intervenim.

Pas përfundimit të marrjes në pyetje nga avokati Berisha, ky i fundit e udhëzoi të mbrojturin e tij që të mbrohet në heshtje, duke mos u deklaruar në pyetjet e prokurorisë dhe trupit gjykues.

Seanca pritet të vazhdojë më 8 dhjetor 2021, me dhënien e fjalës përfundimtare.

Ndryshe, me akuzat e PSRK-së në këtë rast, tashmë janë duke u përballur të akuzuarit Gani Bajraktari, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, Elfedin Muhaxheri, Reshat Emra, Hamza Selmani, Ismajl Avdimetaj, Sali Shala, Nehat Rexhepaj, Agron Besimi, Petrit Ademaj, Bajram Mziu, Agron Leka, Driton Miftari, Besim Guda, Mirdi Strana, Shemsedin Shabollari, Fisnik Hima, Luan Pazhari, Galina Berisha, Bajram Preteni, Lulzim Kamberi, Faik Shatri, Ejup Pllana, Florim Sadiku, Halim Halili, Agim Krasniqi, Hajdin Çitaku, Edmond Haliti, Besnik Koliqi, Afrim Poniku, Banush Gashi, Nebih Musliu, Dardan Koqinaj, Xhevdet Krasniqi, Lazër Prekpalaj, Rexhep Manaj, Kelmend Pallaska dhe Arlind Batalli.

Për gjashtë prej tyre, përkatësisht për të akuzuarit Elfedin Muhaxheri, Nexhmi Zeqiri, Ferid Susuri, Ferihane Sefa, Masar Gashi dhe Murat Abazi, për shkaqe shëndetësore, procedura është veçuar, ashtu që tanimë ata po gjykohen veçmas nga të akuzuarit tjerë.

Në këtë rast, të përfshirë kishin qenë edhe ish-ministri i Shëndetësisë (MSH), Ferid Agani, ish-sekretari i MSH-së, Gani Shabani dhe 11 të akuzuar të tjerë, mirëpo rasti ishte veçuar në tri pjesë në shqyrtimin fillestar.

Të akuzuarit në rastin “Stenta 2”, ngarkohen nga PSRK-ja me veprat penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.

Sipas aktakuzës së PSKR-së, ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga 1 janari 2011 e deri më 31 dhjetor 2015, duke vepruar në bashkëkryerje nga pozita e mjekëve në SHSKUK, kanë keqpërdorur pozitat dhe autoritetin e tyre zyrtar, në atë mënyrë që duke i tejkaluar kompetencat e tyre si anëtarë të komisioneve konziliare të Klinikës së Kardiologjisë, me dashje dhe dijeni ua kanë lëshuar letrat referuese për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore së paku 233 persona edhe pse të njëjtit i kishin kryer trajtimet mjekësore.

Sipas aktakuzës, një gjë e tillë ishte bërë që personave në fjalë t’ua mundësonin kompensimin e shpenzimeve nga Ministria e Shëndetësisë për trajtim mjekësor në institucione private edhe pse, siç thotë aktakuza, në bazë të nenit 53 të Ligjit mbi Shëndetësinë, Nr.2004/04, të 19 shkurtit 2014 dhe neneve 16 dhe 25 të Ligjit për Shëndetësinë Nr.04/L-125 të 13 dhjetorit 2012, letrat referuese duhej t’u lëshohej pacientëve në momentin kur konstatohej se pacientët nuk kishin mundësi të trajtoheshin brenda sistemit publik shëndetësor.

Me këto veprime të të akuzuarve, PSKR pretendon se dëmi që i është shkaktuar buxhetit të Kosovës është 4,555,553.00 euro.

Po ashtu, aktakuza i ngarkon mjekët në rastin “Stenta 2” se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet, ashtu që, në vend se pacientët që kanë shkuar për kontroll në institucione publike shëndetësore, t’i referonin në njësinë kompetente invazive në Klinikën Kardiologjike në SHSKUK në Prishtinë, të njëjtit pacientët i kanë referuar në spitale private dhe për këto veprimet kanë marrë ryshfet.

Sipas aktakuzës, për çdo pacientë që e dërgonin për vendosjen e stentave, merrnin nga 500 euro ryshfet, ndërsa për koronarografi merrnin nga 150 euro ryshfet.

Këto veprimet të tyre, sipas PSRK-së, të akuzuarit i kishin kryer në bashkëpunim me të akuzuarit që tashmë janë të përfshirë në rastin “Stenta 3”, ku janë kryesisht pronar e mjekë të spitaleve private.

Prokuroria e Shtetit, më 15 qershor 2016 kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, ish-sekretarit të përgjithshëm të MSh Gani Shabani dhe 62 personave të tjerë, për veprat penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrje e ryshfetit”, “dhënie e ryshfetit”, “trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike” dhe “shmangia nga tatimi “.

Në ndërkohë, prokuroria kishte hequr dorë nga ndjekja penale ndaj kardiologut Afrim Bekteshi, me arsyetimin se i njëjti është përfshirë gabimisht në aktakuzë.

Në ketë çështje penale, hetimet fillimisht janë zhvilluar kundër 116 personave fizik dhe 4 personave juridik. Mirëpo, për 56 persona fizik nuk janë plotësuar kushtet ligjore që të përfshihen në këtë aktakuzë, andaj për të njëjtit janë pushuar hetimet.

Mbrojtja e të akuzuarve ka ngritur dilema të shumta rreth ligjshmërisë së kësaj aktakuze, e cila sipas tyre, përveçse përmban prova të papranueshme ajo është ngritur në mënyrë të kundërligjshme nga prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Sipas mbrojtjes, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka kompetenca në ngritjen e aktakuzave siç ka ndodhur në këtë rast.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments