Sunday, April 28, 2024
HomeLajmeKosovaRasti i kërcënimit të KFOR-it në Prizren, mbrojtja e të dyshuarit thotë...

Rasti i kërcënimit të KFOR-it në Prizren, mbrojtja e të dyshuarit thotë se u bë për spektakël arrestimi i tij

Ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve A.K dhe I.H, të dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i Personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe i Personelit në marrëdhënie me to”, sepse dyshohen se kërcënuan KFOR-in italian në fashatin Lubiçevë të Prizrenit. Lidhur me shqiptimin e masës së paraburgimit ndaj A.K., kanë bërë një reagim avokatët Gent dhe Blend Gjini. Sipas tyre, nuk bëhet fjalë për kërcënim ndaj KFOR-it por kjo është bërë më shumë për “spektakël”.

Në reagimin dërguar Gazetës Expess thuhet se mbrojtja do ta vërtetojë se nuk ka pasur fjalë kërcënuese të A.K., ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe se sipas tyre i njëjti do të shpallet i pafajshëm nga Gjykata. Në këtë avokatët bazohen edhe kur thonë se pas ankesës së ushtruar, A.K., i është zëvendësuar masa e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak.

“Mbrojtja do ta vertetojë atë se në diten kritike aty nuk ka pasur kërcenim pra nuk janë përdorë fjalët kërcenuese dhe aq me tepër nuk është penguar ne kryerjen e detyrave KFOR-i italian. Pra mjaftojmë të analizojmë këtë fakt se si është e mundur të bëhet një buje e madhe kur i mbrojturi ynë Ahmet Krasniqi  fjalët e tij që i ka përdorur në drejtim të KFOR-it italian janë këto  “përse nuk shkoni veri atje” dhe tani të bëhen  arestimet spektakulare në shtëpinë e tij dhe jëpen intepretimet nga me të ndryshme”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas mbrojtjes së A.K., në këtë rast nuk ka elemente të kërcënimit.

“Kjo është për t’u befasuar për neve mbrojtjen sepse elementi i kërcenimit i cili rregullohet sipas Kodit Penal të Kosovës definitivisht e parasheh mënyrën dhe rrethanat se per cilat raste ekziston kërcenimi  aq më tepër kur në rastin konkret bëhet fjalë për trup ndërkombëtar si KFO-i italian pra si është e mundur të kërcenohet ajo e vetëm kushtimisht po të kishim situatë të pengimit në zhvillimin e detyrave të KFOR-it italian atëherë mbase do të kuptohej përgjegjesia penale e Ahmet Krasniqit por këtu me fjalën që ai ka përdorur këtu secili prej neve mund të pajtohet se këtu nuk ka elemente të kercenimit”.

Avokatët Gent dhe Blend Gjini thonë se do të shqyrtojnë edhe dilemat “cili trup ndërkombetar ka vepruar, pra a bëhet fjalë për KFOR-in italian apo per carabinierin”.

“Do të shikohet se në farë autorizimesh me rastin e hyrjes ne lokal kanë vepruar kjo ngase në lokalin e fshatit në Lubievë përve të mbrojturit qe ne e pëërfaqesojm aty ka qen cak edhe një person tjetër e që ndaj të njëjtit në shtetin e Italisë është lëshuar fletarrest gjegjësisht i njëjti është dyshuar ër kryerjen e vepres penale ne shtetin e Italise e tani për mbrojtjen ketu ne pritet të i shtrojmë dilemat se këtu ka vepruar KFOR italian apo karabinieri dhe në farë autorizimet të deleguara ka vepruar KFOR-i italian apo karabinieri”.

Në një reagim të gjatë të avokatëve thuhet se klienti i tyre “në diten e rastit te ndodhur ai ka qene i ulur me nje person tjeter, dhe personi qe ka filluar konfrontimtin verbal me pjestaret e KFORIT, klienti ynë Ahmet Krasniqi as që e ka njohur personin që ka qëndruar në tavolinë. Asnje fjlale ofenduese apo presion nuk ka bërë ndaj pjesëtareve të KFOR-it Italian. Përkunrdazi ai i ka mikepritur KFORI Italian carabineri”.

Si pëfundim, mbrotja e tij konsideron se arrestimi i tij është i pabazuar dhe “pa asnje fakt konkret”.

Të pandehurit A.K dhe I.H, sipas Gjykatës, dyshohen se në bashkëkryerje me datë 26.02.2024 rreth orës 10:00 në një kafiteri në fshatin Lubiqevë, në Komunën e Prizrenit, kishin ofenduar dhe pastaj kishin kanosur seriozisht pjesëtarët e KFOR-it Italian se do t’i vrasin, e të cilët janë në mision paqeruajtës në Kosovë me mandat të OKB-së.

“Duke marrë për bazë faktin se vepra penale për të cilën dyshohen ka ndodhur ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët veprojnë në Kosovë për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe për lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës, andaj ekziston rreziku real se me qëndrimin e tyre në liri, të njëjtit mund të përsërisin veprën penale apo të përfundojnë veprën e kanosur dhe sipas vlerësimit të gjykatës caktimi i paraburgimit ndaj të pandehurve në këtë fazë të procedurës penale është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për zbatim me sukses dhe efektiv të kësaj procedure penale dhe sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments