Sunday, May 19, 2024
HomeUncategorizedRasti i 11 vjeçares, Inspektorati i Policisë do nis hetim për neglizhencën...

Rasti i 11 vjeçares, Inspektorati i Policisë do nis hetim për neglizhencën eventuale të zyrtarëve policorë

Inspektorati i Policisë së Kosovës do të hetojë neglizhencën eventuale të zyrtarëve policorë në rastin e dhunimit të 11 vjeçares.

E mitura në gusht u dhunua nga pesë persona, por më pas u raportua se seksualisht ishte dhunuar edhe në qershor, nga gjashtë persona.

“IPK ju konfirnon se kemi filluar një hetim paraprak që të shohim dhe verifikojmë se cilat kanë qenë veprimet ose neglizhenca eventuale të zyrtarëve policorë në lidhje me dy rastet e raportuara për vajzën e mitur”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Rasti i 11 vjeçares ka alarmuar opinionin kosovar.

Janë organizuar protesta në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.

11 të dyshuarit janë arrestuar dhe hetimi për rastin është duke vazhduar edhe më tutje

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments