Sunday, May 19, 2024
HomeSportRashford i emocionuar të luajë pranë CR7

Rashford i emocionuar të luajë pranë CR7

Sulmuesi Manchester United ndihet shumë i lumtur që Cristiano Ronaldo është rikthyer te Manchester United.

36-vjeçari kompletoi rikthimin sensacional në “Old Trafford” në gusht dhe ka shënuar pesë gola deri më tani.

Rashford ende nuk luajtur pranë Ronaldos, ngase është duke u shëruar nga operimi në krahë.

Anglezi ka pranuar se mezi pret të luajë pranë CR7 që beson që do t’iu ndihmojë të fitojnë trofe.

“Është ndjenjë e mirë për mua, si lojtar, por edhe tifoz i klubit gjithashtu”.

“Është gjithmonë mirë kur një legjendë e klubit rikthehet në skuadër. Të luajë me të në Old Trafford është ndjenjë e pabesueshme dhe shpresoj të jetë shtesë që të nisim të fitojmë trofe”.

Tutje, Rashford foli edhe për lëndimin, ku tha se është duke shkuar mirë.

“Shërimi im është, nuk mund të them drejtë fundit sepse duhet të shikojë prapë, por jam në formë fizike më të mirë dhe atë psikike”.

“Vitin e kaluar ishte sezon i gjatë për mua, e mora këtë lëndim në fund të shtatorit dhe pastaj u bë më keq, por tani jam i lirë dhe ndihem mirë nga ana fizike dhe psikike”, deklaroi ai.

Rashford sipas mediave angleze pritet të rikthehet në muajin nëntor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments