Sunday, December 8, 2024
HomeLajmeKosovaRaporti i EULEX-it: Gjykatat me seanca joproduktive e përdorim të tepruar të...

Raporti i EULEX-it: Gjykatat me seanca joproduktive e përdorim të tepruar të paraburgimit

EULEX-i nëpërmjet raportit për monitorimin e drejtësisë ka ngritur shqetësime për mungesën e progresit në trajtimin e rasteve të profilit të lartë në gjykatat e Kosovës, duke paralajmëruar për rrezikun e parashkrimit të tyre.

Shefi i njësisë së EULEX-it për monitorimin e rasteve, Hubert van Eck Koster, ka theksuar se nga 821 seanca të monitoruara nga shtatori 2022 deri në maj 2024, 230 kanë rezultuar joproduktive, duke krijuar vonesa të panevojshme në trajtimin e rasteve.

“Sa i përket trajtimit të rasteve te profilit te lartë, shume prej tyre nuk kanë shënuar ndonjë rezultat dhe janë përballë rrezikut për parashkrim”, ka deklaruar ai.

Van Eck Koster, ka shtuar se ka një përdorim sistematik dhe të pajustifikuar të paraburgimit, me 61 persona që mbahen të paraburgosur për më shumë se dy vjet, një shifër kjo në rritje krahasuar me vitin 2022.

“Nga shtator 2022-maj 2024, 230 nga 821 seanca të monitoruara kanë qenë joproduktive. 138 seanca joproduktive dhe 92 të anuluara…Ka ende shumë seanca që mbahen pa ndonjë përparim të duhur qe shkaktojnë vonesa të panevojshme. ..Gjykatat nuk caktojnë ndëshkime për këto raste…Kemi vërejtur një përdorim te tepruar të masës se paraburgimit, në mënyrë sistematike pa një arsyetim te duhur dhe shpesh vazhdohet në mënyrë sistematike. Përveç stërpërdorimit të paraburgimit 61 persona mbahen të paraburgosur për më shume se 2 vite për dallim qe në 2022 ishin 37 persona… Për sa i përket krimeve të luftës progres është shënuar në ngritje të institutit”, ka deklaruar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments