Sunday, May 19, 2024
HomeSportRamsdale sfidon Lenon për numrin një të portës te Arsenali

Ramsdale sfidon Lenon për numrin një të portës te Arsenali

Aaron Ramsdale ka paralajmëruar rivalin Bernd Leno se ai përballet me një betejë për të rimarrë dorezat e portierit në Arsenal, pasi filloi karrierën e tij me ‘Gunners’ me një portë të paprekur të shtunën ndaj Norwich.

Një nga tre portierët e Anglisë në Euro 2020, Ramsdale ishte një nga gjashtë nënshkrimet e reja të Arsenalit për merkaton e verës, në një shumë totale që kapi shifrën 160 milion funteve.

Ai ishte i qetë dhe i sigurt në debutimin e tij në fitoren 1-0 kundër Norwich ndërsa Arsenali u ngjit nga fundi i tabelës së Ligës Premier me pikët e tyre të para dhe golin e parë të sezonit.

Ramsdale nuk po planifikon të heqë dorë nga numri një, megjithëse Leno, i cili ka bërë 120 paraqitje për klubin gjatë tre viteve të fundit, llogaritet ende si numri një i portës së “Gunners”.

“Unë nuk e di se çfarë do të bëjë menaxheri”, u shpreh Ramsdale kur u pyet nëse do të vazhdojë të filloj ndeshjet si gardiani kryesor i portës.

“Kjo mund të ketë qenë thjesht një vendim taktik, kështu që është përgjegjësia ime ta bëj atë të vazhdojë të më zgjedhë, gjë që duhet ta bëj çdo ditë.

“Unë dhe Bernd do të jemi shumë konkurrues në një mënyrë të mirë, të shëndetshme, dhe shpresoj se mund të qëndroj në ekip.

“Duhet të jeni gati për të luajtur si portier. Nuk e dini kur do të ndodhë diçka. Unë jam gati çdo javë.

“Mund të kishte qenë brenda pak muajsh, por ka ndodhur tani.

“Ne duhet të vazhdojmë konkurrencën në fushën e stërvitjes dhe unë duhet të përpiqem të qëndroj në ekip dhe t’i ndihmoj ata. Ka shumë për të vazhduar dhe do të shohim se ku do të na çojë këtë sezon”, ka përfunduar portieri anglez. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments