Thursday, May 9, 2024
HomeLajmeRama tregon si t’i blini biletat e Trafikut Urban përmes sms: Kondukterët...

Rama tregon si t’i blini biletat e Trafikut Urban përmes sms: Kondukterët nuk do të mbesin pa punë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një postim në Facebook në lidhje me biletat e autobusit “Trafiku Urban” që prej sot mund të paguhen me SMS

“Ju mund të bleni biletën një drejtimshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C. Po ashtu biletën vajtje – ardhje  për aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala.

1. Për biletën për Linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C, dërgoni SMS në numrin 55990 me tekstin: (Emri i linjës).

2. Për biletën ditore, dërgoni SMS në numrin 55991 me tekstin: Ditore.

3. Për biletën për Linjën 1A, dërgoni SMS në numrin 55992 me tekstin: Linja 1A”, ka shkruar Rama.

Rama ka thënë se qytetarët pasi ta pranojnë konfirmimin e mesazhit, ta ruajnë për t’ia paraqitur konduktorit.

Kështu, ai ka shkruar se kondukterët nuk mbesin pa punë, por sistemohen në ndërmarrje.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments