Friday, March 29, 2024
HomeLajmeRama emëron tre zëvendësministra të rinj në Shqipëri

Rama emëron tre zëvendësministra të rinj në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka emëruar Denada Seferin si zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Znj. Seferi më parë ka mbajtur detyrën e Kryetares së Komitetit Shqiptar të Birësimeve.

Gjithashtu gjatë karrierës ka shërbyer si Drejtoreshë e Programit të Zhvillimit të Kujdesit Shëndetësor dhe Mbrojtjes Sociale si dhe si eksperte pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Emërimi i znj. Seferi vjen pas lirimit nga detyra të Bardhylka Kospiri si zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave janë emëruar dhe dy zv.ministrja të tjerë.

Enio Civici është emëruar në detyrën e zv.ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndërsa Vilma Bello është emëruar si zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Znj. Bello më parë ka qenë deputete e Partisë Socialiste për legjislaturën 2017-2021 ndërsa vjen nga një karrierë si pedagoge dhe mësuese në Vlorë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments