Friday, April 26, 2024
HomeLajmeKosovaRakiq: Do të largohem nga të gjitha institucionet e Kosovës nëse deri...

Rakiq: Do të largohem nga të gjitha institucionet e Kosovës nëse deri në fund të vitit nuk formohet Asociacioni

Ministri për Kthim dhe Komunitete i Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq ka mbajtur një konferencë për media ku ka thënë se do të largohet nga të gjitha pozitat dhe institucionet e Kosovës nëse deri në fund të vitit nuk formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

 

“Nëse nuk krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe deri në fund të vitit, unë do t’i informoj të gjithë faktorët relevantë se do të largohemi nga të gjitha institucionet e Prishtinës në veri, në të gjitha nivelet”, tha Rakiq në konferencë.

Kjo deklaratë vjen pas marrëveshjes së fundit për targat në Bruksel, ku pala serbe ka paralajmëruar se në takimin e ardhshëm të dialogut tema e parë që do të diskutohet do të jetë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, e krahasoi aksionin e policisë së Kosovës kundër kontrabandës në disa zona të Kosovës, përfshirë veriun, me “natën e kristaltë”, duke thënë se serbët nuk durojnë më.

Por, as këto deklarata të Rakiq e as kjo e fundit për tërheqje nga institucionet e Kosovës nuk po e bindin qeverinë e Kosovës ta shkarkojë atë. Madje i pyetur për këtë çështje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ai nuk është çështje.

“…z.Rakiq nuk është çështje këtu. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”, deklaroi Kurti në një konferencë për media.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments