Friday, April 26, 2024
HomeLajmeKosovaQytetarët nga Norvegjia presin për ta përshëndetur Osmanin, i dhurojnë edhe lule

Qytetarët nga Norvegjia presin për ta përshëndetur Osmanin, i dhurojnë edhe lule

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të vendit, Ibrahim Rugova.

Me këtë rast Osmani deklaroi se Rugova ishte një ndër figurat më të larta të shtetit.

Me të përfunduar homazhet Osmanin po e prisnin disa qytetarë të cilët kishin ardhur nga shteti i Norvegjisë.

Madje të njëjtit me vete kishin marrë edhe një lule të cilët ia dhuruan presidentes, teksa i uruan suksese në postin e marrë.

“Jam alergji në disa prej luleve, por në këtë jo”, tha presidentja Osmani teksa pranoi lulen.

Por ishte pikërisht bashkëshorti i saj Prindon Sadriu që për shaka e pyeti qytetaren nëse e di se “si duhet ujitur lulen”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments