Qytetarët e kësaj komune po ashtu kërkojnë të ketë investime më të mëdha në shëndetësi.

“Problemi më i madh besoj që është ndotja e ambientit, edhe pse ka filluar të largohet kjo dukuri e keqe, mendoj që duhet të eliminohet në tërësi sado që të jetë e mundur”, tha Ardit Gllareva.

E përveç kësaj banorët e Obiliqit, kërkojnë që të vihet në zbatim Ligji për Obiliqin dhe të bëhen investime më të mëdha në shëndetësi dhe të mos kenë probleme me energjinë elektrike dhe ndërprerje të ujit.

“Ne presim që të zbatohet më mirë Ligji për Obiliqin, punësim, të kemi energji elektrike dhe ujë 24 orë, por përveç kësaj ka ende rrugë të pa asfaltuara dhe kanalizime të mbetura përgjysmë”, pohoi Behram Berisha.

Behram Berisha

Ndërkaq, komunitetet kanë kërkesa më të mëdha nga kryetari i ardhshëm. Ata kërkojnë që të përmirësohet jeta e tyre, pasi jetojnë në kushte të vështira.

“Ne presim sa ma mirë me qenë për fëmijët tonë, kërkesa jonë më e rëndësishme është që të mos kemi probleme me ujë sepse jetojmë në katin e pestë dhe kemi shumë probleme për ujë. Nuk ka pastërti dhe higjienë nuk ka fare, ne jemi duke marrë ujë me kova”, tha Enis Bunjaku.

Enis Bunjaku

E në fund, qytetarët e Obiliqit kanë një mesazh për kryetarin e ardhshëm të kësaj komune.

“Mesazhi im për kryetarin e ardhshëm është që kolltukun e tij mos ta sheh si pronë të tij, por të shikohet si shërbëtorë dhe në shërbim të komunitetit duke dërguar në vend besimin e komunitetit të Obiliqit”, tha Nexhmedin Krasniqi.