Monday, September 27, 2021
HomeShëndetësiQumështi i kokosit dhe vetitë e tij kozmetike; 4 mënyrat e përdorimit...

Qumështi i kokosit dhe vetitë e tij kozmetike; 4 mënyrat e përdorimit në shtëpi

Qumështi i kokosit është perfekt si bazë për krijimin e një maske ushqyese dhe ristrukturuese, për flokët.

 

Qumështi i kokosit do t’ju ndihmojë të kujdeseni për lëkurën e djegur nga dielli, freskimin e zonave të kuqe dhe qetësimin e djegies, shkruan Living.

Kjo është për shkak të vetive anti-inflamatore të qumështit të kokosit, shumë i dobishëm për ftohjen e lëkurës dhe hidratimin e saj, duke nxitur shërimin.

Qumështi i kokosit mund të përdoret si pastrues i tualetit për sytë dhe fytyrën, i përsosur për pastrimin e thellë të lëkurës.

Për flokët e thatë, qumështi i kokosit është një mrekulli e vërtetë. I pasur me antioksidantë, bakër dhe vitaminë C, mund të përdoret në maja dhe gjatësi për të ristrukturuar flokët. Përdoret si balsam.

Qumështi i kokosit është perfekt si bazë për krijimin e një maske ushqyese dhe ristrukturuese, për flokët.

Karakteristikat anti-plakje: Qumështi i kokosit mund të jetë një aleat i vlefshëm për lëkurën tuaj. Meritat i takojnë vetive antibakteriale të këtij përbërësi natyral, ideal për zvogëlimin e akneve, duke ndihmuar në kontrollin e sebumit dhe zvogëlimin  e poreve.

Falë vetive të tij  hidratues, qumështi i kokosit është gjithashtu i përshtatshëm për lëkurën me rrudha. Duke e mbajtur lëkurën të butë ai parandalon shfaqjen e rrudhave të reja, por edhe krijmin e njollave që vijnë me moshën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments