Friday, March 29, 2024
HomeTjeraKuzhinaQofte me mish pule

Qofte me mish pule

Përbërësit:

200 gr gjoks pule,100 gr gjizë,1 vezë,1 lugë gjelle vaj ulliri,1-2 feta të thekura të grirë,kripë,piper.

Përgatitja

Merrni mishin e pulës dhe vendoseni në blinder derisa të përfitoni një masë si mishi i grirë.Në një enë vendosni mishin e grirë të pulës, vajin e ullirit, gjizën, vezën dhe pak kripë.Me ndihmën e një piruni fillimisht filloni të përzieni të gjithë masën e më pas mund t’a punoni edhe me dorë.Kur të shihni që mishi është lidhur me përbërësit e tjerë filloni me përgatitjen e formave.

 

Formoni toptha të vegjël të rrumbullakët, por ju mund të zgjidhni t’i gatuani në mënyrën që dëshironi.Pasi të keni formuar të gjithë qoftet mund t’i lyeni ato me pak thërrime buke të thekur në mënyrë që të mos ngjisin.Më pas vendosini qoftet njëra pas tjetrës në një tavë të shtruar me letër pjekje.Futeni tavën në furrë dhe piqini qoftet në temperaturë 200 gradë për 20-25 minuta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments